Lidhje

1000 viktima nuk nxirren nga zona e Fukushimës sepse kanë radioaktivitetit të lartë


1000 viktima nuk nxirren nga zona e Fukushimës sepse kanë radioaktivitetit të lartë
1000 viktima nuk nxirren nga zona e Fukushimës sepse kanë radioaktivitetit të lartë

Autoritetet në Japoni thonë se nuk kanë mundësi që të nxjerrin trupat e 1000 personave që ndodhen brenda rrezes së 20 km të centralit të Fukushimës, për shkak të shqetësimeve se trupat përmbajnë nivele të larta radioaktiviteti.

Sipas agjencisë së lajmeve Kyoto, viktimat janë vrarë nga tërmeti e më pas cuniami i 11 marsit, dhe trupat e tyre janë eksopzuar ndaj nivele të larta të radioaktivitetit pas vdekjes.

Burime policore paralajmëruan se nëse familjet do të djegin trupat e viktimave, siç është tradita japoneze, atëherë ky process do të sillte çlirimin e më shumë radioaktiviteti në ajër. Shifra e konfirmuar e të vdekurve nga tërmeti e cunami i 11 marsit është rreth 11,400 persona ndërsa më shumë se 16,500 janë të zhdukur.

Presidenti francez Nikola Sarkozi, në një takim me kryeministrin japonez në Tokio tha se praktikisht nuk ka alternativë tjetër veç energjisë bërthamore në ditët tona, por përmirësimi i standartave të sigurisë në të gjitha impiantet bërthamore në botë është një çështje që duhet negociuar deri në fund të këtij viti.

XS
SM
MD
LG