Lidhje

131 mijë dollarë për kapelen e princeshës Beatris


131 mijë dollarë për kapelen e princeshës Beatris
131 mijë dollarë për kapelen e princeshës Beatris

Faqja elektronike e ankanteve eBay tha se një blerës ka paguar më shumë se 131 mijë dollarë për kapelen e mëndafshtë që princesha Beatrice vuri në dasmën mbretërore muajin e kaluar në Londër.

Të ardhurat nga shitja e kapelës, të krijuar nga stilisti irlandez Philip Treacy, do të shkojnë për UNICEF-in dhe organizatën britanike të bamirësisë “Children in Crisis”. Beatrice, vajza e madhe e princit Andrew dhe mbesa e mbretëreshës Elizabeth, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në një nga momentet më të veçanta në ditën e dasmës, kur mbërriti me kapelën që është krahasuar me një biskotë “pretzel” gjigande.

XS
SM
MD
LG