Lidhje

Oksigjeni i pastër zbut dhimbjet e kokës


Oksigjeni i pastër zbut dhimbjet e kokës
Oksigjeni i pastër zbut dhimbjet e kokës

Dhimbjet akute të kokës shpesh përshkruhen si më të forta sesa dhimbjet nga plumbi. Por studimet tregojnë se një një mënyrë e re trajtimi i këtyre dhimbjeve duket se po jep efekt. Një grup mjekësh thotë se duke i dhënë pacientit oksigjenit të pastër, agonia e dhimbjeve të kokës mund të pakësohet dukshëm.

Për Petru Russon, dhimbja e kokës mund të ndodhë deri në 10 herë në ditë. "Dhimbja është sikur të godet njeri me thikë në tru", thotë Ruso. Ai i ka provuar të gjitha llojet e barnave, por pa efekt. E vetmja gjë që solli lehtësim ishte marrja e oksigjenit të pastër. "Dhimbja është zhdukur. Oksigjeni, vërtetë ka ndryshuar jetën time," thotë Ruso.

Oksigjeni i pastër ka ndihmuar edhe pacientë të tjerë. Dhimbjet akute të kokës ndodhin me faza; personi mund të përjetojë dhimbje koke disa herë në ditë për javë ose edhe muaj me radhë. Këto dhimbje janë me pasoja të mëdha negative dhe prekin dukshëm cilësinë e jetës së pacientit.

Trajtimi i zakonshëm është dhënia e një injeksion me sumatriptan. Por ilaçi sumatriptan ka efekte anësore dhe përdorimi i tij i tepruar mund t’i sjellë dëme organizmit.

Dr. Peter Goadsby pranë Universitetit të Kalifornisë dhe studiues të tjerë vëzhguan për 5 vjet gjendjen e 76 pacientëve me dhimbje akute të kokës. Gjatë studimit, këta pacientë u trajtuan me oksigjen të pastër.

Për herë të parë, shkencëtarët vunë re një dallim të qartë mes oksigjenit dhe ajrit në trajtimin e pacientëve. Gjatë studimit u pa se trajtimi më i efektshëm ishte dhënia e oksigjenit me doza të larta.

Dr. Peter Goadsby thotë se nga trajtimi me ajër të zakonshëm dhimbjet u zbutën 20 përqind, ndërsa kur pacientëve iu dha oksigjen i pastër, dhimbjet e kokës u pakësuan 78 përqind. Mjekë neurologë, si Joel Shaper, thonë oksigjeni i pastër kundër dhimbjeve të kokës duhet përdorur për të shmangur përdorimin e tepruar të barnave.

Shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se oksigjeni mund të ndalë dhimbjet e forta të kokës dhe njëkohësisht të eliminimojë simptomave të tjera që lidhen me këto dhimbje siç janë skuqjet, lotimi dhe fryrjet e syve.


Trajtimi i fytyrës me ultratinguj

Për shumë vite, teknologjia me ultra-tinguj është përdorur nga gratë shtatzëna për të parë foshnjet e palindura. Tani, kjo teknologji është duke u përdorur nga gra e burra paksa të moshuar për t'i dhënë lëkurës së fytyrës një pamje më të re.

Larraine Gerelik është 61 vjeç. Miqtë i thonë se ajo duket shumë më e re. Por kur shihet në pasqyrë, asaj nuk i pëlqen vetja. "Nuk jam e kënaqur me lëkurën e fytyrës, që është pjesa kryesore e trupit ku femra tregon moshën e saj", thotë Larraine.

Kështu, ajo mendoi se kishte ardhur koha për një trajtim të fytyrës dhe shkoi në klinikën e doktor Brian Biesman në Nashville të shtetit Tenesi. Doktor Biesman përdor një pajisje kozmetike me ultra-tinguj për tendosjen e lëkurës së fytyrës. Pajisja krijon nxehtësi dhe lëviz në pjesët ku pacienti dëshiron të përmirësojë cilësinë e lëkurës. Rezultati është i njëjtë me atë të operacionit plastik, por pa bisturi. Pajisja i lejon mjekut për të marrë imazhe me ultratinguj dhe kështu përcaktohet thellësia, energjia dhe nxehtësia e nevojëshme për trajtimin përkatës. Pajisja është prodhim i firmës ULTHERA, dhe ka vite që përdoret në disa vende të botës, ndërsa në Shtetet e Bashkuara vetëm pak muaj, pas miratimit nga Agjencia e ushqimeve dhe Barnave. Tani për tani, doktor Brian Biesman është i vetmi mjek në Tenesi që ka në klinikë një pajisje të tillë. Rezultat janë shumë të mira, thotë ai. Kështu thotë edhe Loarraine, e cila ka trajtuar fytyrën e saj me ultratinguj. "Trajtimi nuk është pa dhimbje, por ndryshimi në pamje është i dukshëm", thotë ajo.

XS
SM
MD
LG