Lidhje

22 forca speciale SEALS mes të vrarëve nga rrëzimi i helikopterit në Afgansitan


22 forca speciale SEALS mes të vrarëve nga rrëzimi i helikopterit në Afgansitan
22 forca speciale SEALS mes të vrarëve nga rrëzimi i helikopterit në Afgansitan

30 trupa amerikane, mes tyre 22 pjestarë të forcave speciale SEALS, dhe 7 komando afganë të vrarë. Ky është bilanci i goditjes së një helikopteri Chinhook CH 47 në Vardak të Afgansitanit të shtunën në mëngjes, nga forcat talebane.

Ngjarja shënon ditën me vdekshmërinë më të lartë mes forcave amerikane që nga qershori i vitit 2005 kur kryengritësit goditën një helikpter amerikan në provincën e Kunarit duke vrarë 16 trupa amerikane.

Forcat speciale po shkonin në ndihmë të forcave të koalicionit të cilët kishin vrarë gjatë luftimeve 8 militantë .

Një dëshmitar tha se helikopteri po fluturonte ulët kur u godit nga një raketë duke u përfshirë në flakë, e më pas u përplas në tokë.

Presidenti Obama publikoi një deklaratë ku shprehte ngushëllimet për familjet dhe të afërmit e trupave të vrarë në detyrë .

“Vdekja e tyre” tha ai ”na kujton sakrificat e jashtëzakonshme që bëjnë gratë e burrat e ushtrisë sonë dhe familjet e tyre”.

Koloneli Stefan Gainard thotë;

“Është një humbje e tmerrshme, një tragjedi e madhe. Por është dhe humbje strategjike për vendin. Humbëm një brez të tërë luftëtarësh të specializuar për beteja të vështira”.

Ngjarja ka tronditur dhe qytezën e Virxhinia Bixh vendi ku stërviten trupat SEALS dhe ku jetojnë familjet e tyre.

Dita e sotme nuk i ngjan ditës kur banorët festonin që djemtë e qyteti të tyre kishin arritur të eliminonin terroristin më të kërkuar të botës Bin Ladenin.

Edhe këtu identiteti i grupit 6 të forcave Seal është sekret. Këtu ata janë stërvitur, duke notuar në thellësi prej 100 metrash nën ujë me duar e këmbë të lidhuar, duke i mbijetuar të ftohtit të Arktikut, madje nën ujrat e akullta të tij. Jo çdo kush ia del! 75% e atyre që duan të bëhen Seals nuk kualifikohen dot. Ata që munden lënë familjet e tyre në qytezë, për t’u larguara sa herë që thirren në detyrë.

Ndonëse shumica e 22 forcave speciale SEAL që ishin në helikopterin e rrëzuar në Afganistan ishin pjesë e skuadrës 6, asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë në misionin ku u vra Bin Ladeni në muajin maj.

XS
SM
MD
LG