Lidhje

4 vjet burg për ish ministrin kroat të Mbrojtjes


4 vjet burg për ish ministrin kroat të Mbrojtjes
4 vjet burg për ish ministrin kroat të Mbrojtjes

Një gjykatë në Kroaci dënoi një ish ministër të mbrojtjes me katër vjet burg për një skemë në të cilën fondet shtetërore u përdorën për të blerë kamionë ushtarak me çmime të fryra.

I pandehuri Berislav Ronceviç dhe një këshilltar i tij u gjetën fajtor për anulimin e një tenderi në vitin 2004 për blerjen e 39 kamionëve ushtarak, dhe më pas arritën një marrëveshje për t’i blerë ata drejtpërdrejt nga furnizuesit me një kosto më shumë se një milionë më të lartë nga cmimi i dhënë në tender.

Roncevic është një nga disa zyrtarë të lartë të qeverisë kroate që përballen me akuza për korrupsion. Qeveria e Zagrebit ka luftuar korrupsionin ndërsa kërkon të fitojë mbështetjen evropiane për të hyrë në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG