Lidhje

Arrin në 74 numri i të vrarëve nga dy shpërthime në Ugandë


Grupi ekstremist somalez al-Shabab mori përgjegjësinë për shpërthimet në Ugandë nga të cilat u vranë dhjetra tifozë futbolli që po ndiqnin ndeshjen finale të Kampionatit Botëror në televizion.

Një zëdhënës i organizatës al-Shabab u tha gazetarëve se shpërthimet kishin muaj që përgatiteshin. Ai tha se ato u ndërmorën si hakmarrje për pjesmarrjen e Ugandës në një forcë paqeruajtëse për të mbështetur qeverinë somaleze dhe se do të pasohen nga sulme të tjera.

Zyrtarët në Kampala e ngritën në 74 numrin e të vrarëve, shumë prej të cilëve gjetën vdekjen kur po shikonin ndeshjen në ekranet e mëdhenj të një klubi ragbie. Të tjerët u vranë në një restorant etiopian në një lagje ku shkojnë shumë të huajt.

Organizata al-Shabab nuk ka ndërmarrë më parë sulme të mëdha terroriste jashtë Somalisë.

XS
SM
MD
LG