Lidhje

70 vjetori i Zërit të Amerikës, mesazh urimi nga nënkryetari i AAK-së


Ju përgëzoj!

Dihet se çfarë ka bërë Zëri i Amerikës gjatë 70 viteve të kaluar, dhe në rastin e Kosovës ka patur një rol të jashtëzakonshëm, sidomos në vitet 1990 së pari si radio e më tej si televizion,- më kujtohet atëherë që kam patur fatin të jem njëri prej nënshkruesve të asaj kërkese që të kemi edhe televizionin në gjuhën shqipe, ose Ditarin e Zërit të Amerikës. Në fakt në vitet 1990 Zëri i Amerikës ka qenë zëri i Kosovës, zëri i nevojave, shqetësimeve, telasheve, kërkesave të qytetarëve të Kosovës, në këtë aspekt ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm.

Përveçse ka qenë zëri i problemeve e shqetësimeve të Kosovës, ne e dinim se përmes këtij stacioni vinin edhe porositë kryesore të qeverisë amerikane dhe fare mirë e dimë se cfarë roli ka patur Amerika në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Madje ndonëse në kohën e Rambujesë ne kishim zonjën Ollbrajt aty, një pjesë e delegacionit të Kosovës dëgjonte Zërin e Amrerikës pasi na dukej sikur e vërteta na vinte më shumë nga Zëri i Amerikës. Kështu që emocioni ka qenë shumë i vecantë dhe ka mbetur shumë i veçantë. Edhe tani në vitin 2012 Ditari i Zërit të Amerikës shihet nga qytetarët e Kosovës sepse ka patur besueshmëri, qëndrueshmëri, aftësi, ka qenë gjithmonë i balancuar.

Nuk ka patur raste kur mund të vërehet informacioni më ngjyra qeveritare, përkundrazi gjithmonë është dhënë ajo që ka qenë, informacion objektiv në interes të qytetarëve të Kosovës dhe opinionit të Kosovës.

XS
SM
MD
LG