Lidhje

Ndërsa troket afati i Brexit, May kërkon shtyrje nga BE-ja


Britain's Prime Minister Theresa May makes a statement about Brexit in Downing Street in London, March 20, 2019.

Kryeministrja britanike Theresa Maj po përpiqet të enjten për të bindur udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Bruksel që të miratojnë një zgjatje tre mujore, për ti dhënë Britanisë më shumë kohë për të qartësuar se si do të largohet nga BE-ja.

27 anëtarët e tjerë të BE-së duhet të miratojnë çdo vonesë të Brexit përtej afatit përfundimtar të 29 marsit. Votimi nuk ka gjasa të ndodhë deri në javën e ardhshme.

Para se kryeministrja Maz të udhëtonte për të bindur personalisht udhëheqësit e BE-së në takimin e së enjtes, ajo e bëri kërkesën e saj në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit të BE Donald Tusk.

Por zoti Tusk thotë se një shtyrje e tillë afatshkurtër mund të ndodhë vetëm nëse parlamenti britanik voton javën e ardhshme për të miratuar kushtet e shkëputjes që negociuesit britanikë dhe BE-ja arritën pas dy vjet bisedimesh.

Ligjvënësit britanikë kanë treguar pak entuziazëm për këtë marrëveshje, duke e hedhur poshtë atë me diferencë të madhe votash në dy votime. Kryetari i Dhomës së Komunave ka thënë gjithashtu se në bazë të rregullave proceduriale, një votim i tretë nuk duhet të zhvillohet

Zonja May tha në një fjalim të mërkurën mbrëma se ligjvënësit tani kanë përpara zgjedhjen që ta mbështesin marrëveshjen e saj ose që Britania të vazhdojë përpara me Brexitin pa asnjë kusht për ndarjen nga Bashkimi Europian.

Udhëheqësi i opozitës Jeremy Corbyn gjithashtu shkoi në Bruksel për bisedime me zyrtarët e BE në një përpjekje për të gjetur mbështetje për të lejuar parlamentin dhe jo kryeministren May, të gjejë një rrugë alternative përpara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG