Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton sot vizitoi një kamp refugjatësh sirianë në Jordani, dita e parë e një turneu të saj 5-ditor në Lindjen e Mesme.
Ajo vizitoi në kampin Zaatari një shkollë-tendë dhe një spital fushor të ushtrisë franceze. Agjencia e refugjatëve e OKB-së thotë se në Jordani ka 120 mijë refugjatë sirianë që i janë larguar luftimeve në vendin e tyre. Jordania është vendi i rajonit me numrin më të madh të refugjatëve sirianë.
Mbi 33 mijë vetë jetojnë në kampin Zaatari, por shumë të tjerë jetojnë me familjet jordaneze. Zonja Ashton vlerësoi përpjekjet e Jordanisë për strehimin e të zhvendosurve nga Siria. Ajo po ashtu vlerësoi rolin e të dërguarit të paqes Lakdar Brahimi dhe vendnmin e tij për realizimin e ndalimit afatgjatë të luftimeve mes forcave të regjimit sirian dhe atyre rebele.