Lidhje

Assange në pritje të opinionit të OKB


Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange thotë se do ta pranojë arrestin sot, nëse një panel i Kombeve të Bashkuara shprehet kundër tij.

Zoti Assange është strehuar në ambasadën ekuadoriane në Londër që nga viti 2012 për të shmangur ekstradimin në Suedi, ku është i kërkuar për t’u marrë në pyetje nën akuzat për përdhunim.

Grupi i Punës i Kombeve të Bashkuara për Ndalime Arbitrare ka hetuar pretendimin e zotit Assange se rasti i përdhunimit është një pretekst për të lejuar Suedinë ta ekstradojë tek Shtetet e Bashkuara që duan ta ndjekin atë penalisht për botimin e informacioneve sekrete në faqen e internetit WikiLeaks dhe se izolimi i tij në ambasadë përbën ndalim arbitrar.

Australiani Assange botoi në WikiLeaks një numër komunikimesh diplomatike dhe dokumenta të tjera sensitive që Shtetet e Bashkuara i konsiderojnë sekret. Ishte një nga rrjedhjet më masive të informacioneve sekrete në historinë amerikane.

XS
SM
MD
LG