Lidhje

Astronautët në hapësirë hapin kapsulën Dragoi


Ata arritën ta hapin kapsulën sot në mëngjes dhe në komentet e para deklaruan se ajo kishte arritur në hapësirë plotësisht e padëmtuar

Astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor patën rastin të shohin për herë të parë çfarë ka sjellë kapsula Dragoi, një mjet privat për fluturime në hapësirë i prodhuar nga kompania amerikane SpaceX.

Astronautët arritën ta hapin kapsulën sot në mëngjes dhe në komentet e para deklaruan se ajo kishte arritur në hapësirë plotësisht e padëmtuar.

Kapsula Dragoi mbërriti dje në stacion, pasi astronautët përdorën krahun robotik për ta kapur atë. Ajo do të qëndrojë në Stacionin Orbital për një javë, për t’u dhënë mundësi astronautëve të shkarkojnë furnizimet që ka sjellë ajo dhe ta mbushin me pajisje të përdorura që do të kthehen në Tokë.

Rusia, Japania dhe Evropa kanë aktualisht aftësinë të furnizojnë Stacionin Ndërkombëtar Orbital, por vetëm sondat ruse Soyuz janë në gjendje të transportojnë astranautë për në stacion.
XS
SM
MD
LG