Lidhje

Astronautët riparojnë panelet diellore të Stacionit Ndërkombëtar


Russia Space Station

Astronautët e agjensisë hapësinore amerikane, NASA, dhe nga Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dolën nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës (ISS) të mërkurën për të filluar një projekt për përmirësimin e sistemit të furnizimit me energji të panelit diellor të laboratorit.

Inxhinieri i fluturimeve të NASA-s Shane Kimbrough dhe astronauti i ESA-s Thomas Pesquet punuan për disa orë për të instaluar dy nga gjashtë panelet diellore që do të zëvendësojnë tetë panele ekzistuese të energjisë për stacionin.

NASA thotë se panelet aktuale diellore po funksionojnë mirë por janë projektuar për të patur një jetëgjatësi 15-vjeçare dhe janë në vitin e tyre të 21-të të funksionimit. Panelet e reja diellore do të pozicionohen përpara gjashtë paneleve aktuale, duke rritur energjinë totale të disponueshme të stacionit nga 160 kilovat në një maksimum prej 215 kilovatësh.

Energjia shtesë do të jetë e nevojshme për të akomoduar pasagjerët dhe ekipet e xhirimit që pritet të vizitojnë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës më vonë këtë vit.

Pesquet dhe Kimbrough do të instalojnë dy panele të tjera diellore të dielën.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG