Lidhje

Shtyhet misioni historik drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës


Astronautët e NASA-s Douglas Hurley dhe Robert Behnken

Udhëtimi drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, i astronautëve të NASA-s në bordin e raketës Falcon 9, Kolonelit të Marinsave në pension Doug Hurley dhe Kolonelit të Forcave Ajrore Bob Behnken, do t'i jepte fund një pauze nëntë vjeçare të NASA-s.

Raketa e kompanisë private SpaceX, në pronësi të miliarderit Elon Musk, pritej të lëshohej të mërkurën nga Qendra e Hapësirës Kennedy në Florida në orën 4:33 pasdite (22:33 sipas kohës së Evropës Qendrore). Udhëtimi deri në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës zgjat 19-orë.

Por moti i keq është bërë shkak për shtyrjen e nisjes së raketës nga Qendra e Hapësirës Kennedy, ndërsa pritet që ditën e shtunë të bëhet një tjetër përpjekje për të nisur raketën.

Astronautët amerikanë në mision historik
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG