Lidhje

Athinë: Kujtohet kryengritja e 17 nëntorit


Qindra grekë u mbodhën sot për të kujtuar kryengritjen studentore të Universitetit Politeknik të Athinës, të njohur si kryengritja e 17 nëntorit, gjatë së cilës u vranë 39 vetë. Këtë vit theksi i demonstratës ishte tek kriza ekonomike që ka pllakosur vendin që prej 6 vitesh.

Studentët pjesëmarrës në të thanë se veprimet e bashkuara mund të sjellin ndryshim, duke ju referruar gjendjes së rëndë eklonomike të venti, ku papunësia ka arritur në shifrën 25 për qind. Që nga viti 2010 Greqia është mbështetur kryesisht tek huatë ndërkombëtare, të cilat e kanë detyruar vendin të miratojë masa të ashpëra ekonomike, të cilat po i ndjen së tepërmi popullsia.

Në kuadrin e aktiviteve për kujtimin e lëvizjes studentore, do të jetë edhe një marshim të enjten para ambasadës amerikane në Athinë, si protestë ndaj përkrahjes nga Shtetet e Bashkuara të regjimit të kolonelëve.
XS
SM
MD
LG