Lidhje

Përjashtim për atletët rusë nga Olimpiket?


Udhëheqësit botërorë të atletikës dhe anti-dopingut kanë hartuar një letër që bën thirrje për largimin e të gjithë atletëve rusë nga Lojërat Verore Olimpike në Brazil që po afrohen.

Letra do tu dërgohet zyrtarëve të Olimpikut pas publikimit të rezultateve të hetimeve rreth dyshimeve për programin e sponsorizuar nga shteti të dopingut të kryer nga zyrtarët rusë në Olimpiket e Soçit në vitin 2014. Hetimi u nxit pasi Grigory Rodchenkov, ish-drejtor i laboratorit rus për anti-dopingun, i tha gazetës The New York Times në muajin maj, se ai ndoqi urdhërat e qeverisë kur fshehu përdorimin e drogave që simulojnë shtim të aftësive fizike nga dhjetëra atletë në Lojërat e Soçit. Gazeta njoftoi se të paktën 15 atletë që merrnin këto substanca fituan medalje. Shkeljet me dopingun kanë çuar ndërkohë në përjashtimin e pothuajse gjithë ekipit të garave me pengesa për Lojërat e Rios. Sipas raportit në gazetën The New York Times, Joseph de Pencier, shef ekzekutiv në Institutin Kombëtar të Anti-Dopingut, u ka bërë thirrje anëtarëve në mbarë botën që të nënshkruajnë letrën.

De Pencier shkuan se “ka shumë të ngjarë që hetimi të konfirmojë atë që do të jetë një prej skandaleve më të mëdha të dopingut në histori, që implikon qeverinë ruse në një komplot masiv kundër atletëve botërorë të pastër.” Ai shtoi se ky do të jetë një moment kthese për sportin e pastër. Rezultatet e hetimit priten të dalin të hënën në Toronto të Kanadasë.

XS
SM
MD
LG