Udhëheqësja e të drejtave civile në Birmani filloi dje vizitën e saj të parë në mbi 20 vjet në Shtetet e Bashkuara. Aktivistja dhe anëtare e parlamentit birmanez do të marrë Medaljen e Artë të Kongresit amerikan, nderimi më i madh që i bëhet një civili nga Shtetet e Bashkuara:
Aung San Suu Kyi është një ndër gratë më të nderuara në botë. Në zgjedhjet e vitit 1990 në Birmani, partia e saj mori 59 për qind të votave në shkallë kombëtare dhe 81 vende në parlament. Por pushteti kaloi në duart e ushtrisë. Ajo u mbajt në arrest shtëpiak për afro 15 vjet, por vazhdoi betejën për demokraci në atdheun e saj.
Zonja Suu Kyi nuk pranoi të largohej nga vendi, me frikën se nuk do të lejohej të kthehej më. Si rezultat, ajo nuk ishte në gjendje të takohej me të shoqin në Britani para se ai të vdiste.
Në vitin 2008, ajo nuk ishte në gjendje të vinte në Shtetet e Bashkuara për të marrë Medaljen e Artë që iu akordua për luftën e saj të gjatë për të drejtat e njeriut dhe demokraci. Me këtë medalje u nderua në vitin 2007 Dalai Lama, ndërsa në vitet e mëparshme janë nderuar figura të shquara si Martin Luther Kingu, Papa Gjon Pali II, Nelson Mandela dhe Uinston Çërçilli.
Trajtimi i zonjës Suu Kyi nga junta ushtarake ka qenë barometri me anë të të cilit Shtetet e Bashkuara analizonin gjendjen në Birmani. Lirimi i saj i hapi rrugën normalizimit të marrëdhënieve SHBA-Birmani.
Gjatë qëndrimit në kryeqytetin amerikan, zonja Suu Kyi vizitoi edhe Zërin e Amerikës dhe foli për lehtësimin e sanksioneve tregtare të vendosura kundër vendit të saj gjatë regjimit shtypës ushtarak në Birmani.
“Mendoj se ka ardhur koha që të qëndrojmë me këmbët tona. U jam mirënjohëse Shteteve të Bashkuara për ato që kanë bërë në mbështetje të forcave demokratike. Besoj se sanksionet na kanë ndihmuar shumë. Ka pasur pretendime se sanksionet e kanë dëmtuar Birmaninë, por unë nuk jam dakord me këtë pikëpamje”.
Kompania Coca Cola sapo rifilloi aktivitetin në Birmani, pas një ndërprerjeje 60 vjeçare.Kompani të tjera amerikane si Visa, Mastercard apo Chevron kanë shprehur interesim për këtë vend të pasur me naftë dhe me një popullatë prej mbi 60 milionë banorësh:
“Besojmë se angazhimi i biznesit amerikan në këtë ekonomi do të prezantojë një model për investime dhe operacione të përgjegjshme biznesi si dhe do të kontribuojë për të çuar përpara reformat, për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe për mirëqënien e popullit birmanez”.
Vizita dy javore e zonjës Aung San Suu Kyi në Shtetet e Bashkuara do të jetë e mbushur me kontakte të rëndësishme diplomatike, por edhe takime me komunitetin birmanezo-amerikan si dhe shëtitje nëpër qytete. Falë admirimit të madh që zonja Suu Kyi gëzon në Shtetet e Bashkuara ajo do të gjejë këtu një pritje mjaft të ngrohtë.