Lidhje

Kardinali australian dënohet me 6 vjet heqje lirie për abuzim seksual


Kardinali australian, George Pell, zyrtari më i lartë i Kishës Katolike i shpallur fajtor për abuzim seksual me fëmijët, u dënua me gjashtë vjet heqje lirie.

Ish zyrtari financiar i Vatikanit dhe këshilltar i Papa Françeskut, u dënua për sulm seksual ndaj dy djemve adoleshentë, pjesëtarë të korit të kishës, në Katedralen Shën Patrik të qytetit Melbourn në vitin 1996.

George Pell, 77 vjeçar, u shpall fajtor në dhjetor të vitit të kaluar për përdhunimin e një 13 vjeçari, pjesëtar u korit të kishës dhe sjellje të pahijshme me djaloshin dhe një mik të tij po ashtu 13 vjeç në vitet e 90-ta. Sulmi ndodhi disa muaj pasi që kardinali Pell u bë arqipeshkv i dioqezës së Melbournit.

Kryetari i gjykatës së Qarkut në Victoria, Peter Kidd, tha të mërkurën se sulmi i kardinalit Pell ndaj viktimave ishte kryer “më arrogancë frymëzënëse”, duke nënvizuar se kardinali sulmoi djemtë “me indiferencë gjakftohtë ndaj vuajtjeve të të viktimave”.

George Pell dhe ekipi i tij ligjor planifikojnë të kundërshtojnë vendimin e gjykatës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG