Lidhje

Australia bëhet me kryeministër të ri


Ligjvënësit australian zgjodhën të premten zotin Scott Morrison si kryeministër të ri në një votim që shënon vazhdimin e epokës së paqëndrueshmërisë së jashtëzakonshme politike.

Ai mundi në këtë votim sfiduesin kryesor, Peter Dutton, një ish ministër i kabinetit me pesë vota epërsi.

Përkrahësit e Duttonit e detyruan kryeministrin në detyrë, Malcolm Turnbull, të organizonte votimin. Ai nuk e kundërshtoi atë dhe më pas konfirmoi synimin e tij për të lënë politikën.

"Do të largohem nga Parlamenti... ", u tha ai gazetarëve.

Dorëheqja e tij mund të çojë në zgjedhje të parakohshme që mund t'i kushtojnë qeverisë shumicën e saj që përcaktohet me vetëm një ulëse në parlament. Ajo gjithashtu mund të inkurajojë zotin Morrison që të shpallë së shpejti zgjedhjet e përgjithshme.

Zhvillimet e së premtes paraqesin herën e gjashtë të ndërrimit të kryeministrit në 11 vjet, një epokë e paqëndrueshmërisë së jashtëzakonshme politike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG