Lidhje

Australia synon 10% të energjisë nga oqeanet


Mbas studimeve të shumta, shkencëtarët thonë se fuqia ujore oqeanike mund të shndërrohet në energji elektrike

Shkencëtarët në Australi kanë arritur në përfudimin se oqeani është një burim energjie, i cili mund të sigurojë 10 përqind të elektricitetit të nevojshëm për këtë shtet-kontinent deri në vitin 2050. Mbas studimeve të shumta, shkencëtarët thonë se përmes shndërrimit të fuqisë ujore oqeanike, mund të sigurohet prodhimi i energjisë elektrike.

Grupi kërkimor shkencor australian i quajtur CSIRO thotë se oqeani mund të prodhojë 10 % të energjisë së nevojshme për shtetin e Australisë në 4 dekadat e ardhshme.
Kjo energji është e mjaftueshme për të furnizuar qytetin jugor të Melburinit.

Shkencëtarët pranë institutit Carnegie në qytetin Parth të Australisë po përdorin teknologjinë CETO për të marrë energjinë natyrore të oqeanit. CETO është energjia e valës e cila mund të shndërrohet në burim energjie. Drejtori menaxhues i kësaj korporate Michael Ottaviano thotë se është projektuar një sistem kompleks i cili mund të shndërrojë dallgëzimin oqeanor në energji:

“Teknologjia CETO e përdorur nga instituti Carnegie është për pompimin e valëve oqeanike. Kjo teknologjie merr energjinë e ujit të oqeanit duke e përcjellë atë tek pompat e CETO-s të cilat janë të vendosur në tabanin e oqeanit dhe pëmes një turbine hidroelektrike prodhohet energjia eletrike”.

Kompania me qendër në Australinë perëndimore ka sigururar një kontratë për të prodhuar energji për bazën detare më të madhe të vendit.
Michael Ottaviano thotë se oqeani është një burim i përhershëm dhe duhet shfrytëzuar.
Ian Cresswell është drejtues i programit për pasurimin e oqeaneve pranë grupit CSIRO në Hobart. Ai shprehet optimist, ndonëse i rezervuar, përsa i përket të ardhmes së energjisë elektrike të prodhuar nga valët e oqeanit.

“Është ende herët për të folur, por potencialisht ne mund të sigurojmë një sasi të madhe energjie. Deri në 10 përqind të energjisë së nevojshme në vitin 2050 ne mund t’a sigurojmë nga valët oqeanike”.

Teknologjia, kostot dhe ndikimi ndaj mjedisit janë të gjitha pengesa që duhen kapërcyer dhe Ian Croswll shpreson se Australia do të jetë vendi i parë që do të vërë në përdorim energjinë oqeanike.
Me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kjo mund të jetë një zgjidhje e cila do të sjellë ndryshime të ndjeshëme.

XS
SM
MD
LG