Lidhje

Austri: Partia e së djathtës së skajshme, pjesë e qeverisë së re


shtunën me Partinë e Lirisë të së djathtës së skajshme që mban që qëndrim të rreptë ndaj emigracionit.

Marrëveshja e koalicionit e bën Austrinë të vetmin vend evropian që do të ketë një parti të së djathtës së skajshme në qeveri.

Sebastian Kurz i Partisë Popullore dhe Heinz-Christian Strache i Partisë së Lirisë u takuan të shtunën në Vienë me Presidentin Alexander Van der Bellen, për t’i paraqitur marrëveshjen.

“Ne dua t’ia lehtësojmë barrën taksapaguesve … dhe mbi të gjitha duam të rrisim sigurinë në vend, përfshirë përmes luftës kundër imigracionit”, tha zoti Kurz.

Partia Popullore fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e e tetorit, duke i hapur rrugën 31 vjeçarit Kurz që të bëhet kancelar dhe udhëheqësi më i ri në botë. Strache do të jetë zëvendës kancelar.

Qeveria e koalicionit do të bëjë betimin të hënën, sipas zyrës së presidentit të vendit, Alexander Van der Bellen.

Të dyja partitë mbështesin një qëndrim të rreptë ndaj imigracionit.

Mbi një milionë refugjatë dhe imigrantë të tjerë arritën në Evropë në vitin 2015.

Sipas të dhënave, Austria hapi dyert ndaj më shumë se 1 për qind të atyre që kërkonin azil, një nga përqindjet më të larta në Bashkimin Evropian. reportedly opened its doors to more than 1 percent of those seeking asylum — one of the highest rates in the European Të dyja partitë kanë premtuar se nuk do të lejojnë përsëritjen e një fluksi tjetër.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG