Lidhje

Austria kërkon sqarime nga Gjermania për përgjimet


Presidenti austriak Alexander Van der Bellen

Austria kërkon sqarime nga vendi fqinj Gjermania rreth njoftimeve se shërbimi gjerman i zbulimit ka përgjuar për disa vjet rreth 2 mijë entitete, ndër to edhe kompani dhe ministri austriake.

Presidenti austriak Alexander Van der Bellen tha se “spiunimi i vende mike nuk është vetëm i pazakontë dhe i padëshiruar. Është i papranueshëm. Në periudhën afatgjatë, kjo do të dëmtojë besimin e ndërsjelltë mes dy vendeve tona”.

Gjermania dhe Austria janë vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Presidenti Van der Bellen dhe Kancelari austriak Sebastian Kurz reaguan pas njoftimeve në gazetën “Der Standard” dhe në revistën “Profil” për një listë objektivash të përgjimeve në Austri të kryera nga Shërbimi Federal i Zbulimit (BND), i Gjermanisë, gjatë periudhës 1999 – 2006.

Sipas këtyre njoftimeve, nën përgjim ishin të gjitha kompanitë dhe bankat kryesore të Austrisë, si dhe telefonat e kancelarisë dhe të ministrive të ndryshme në Vjenë.

Kancelari Kurz përmendi dyshimet e disa viteve më parë për aktivitet zbulimi të Gjermanisë në Austri dhe sugjeroi se për këtë arsye Gjermania pati forcuar ligjet për të parandaluar aktivitete të tilla.

Ai pranoi se një hetim austriak në atë periudhë nuk nxorri konkluzione për zhvillimin e operacioneve të përgjimit, për shkak se autoritetet gjermane nuk patën bashkëpunuar, por shtoi se prokurorët do ta rishikojnë çështjen “nëse do të ketë të dhëna të reja”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG