Lidhje

Shqipëri, shtohet numri i fëmijëve autikë


Qendra për Trajtimin e Autizmit, në periferi të Tiranës punon çdo ditë me një ngarkesë të plotë për të ndihmuar fëmijët që janë prekur nga ky çrregullim i neuro-biologjik i zhvillimit.

Autizimi tek fëmijët
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:14 0:00

Të 30 shtretërit e saj janë plot, ndërsa dita e punës nis herët me vizitat e shumta të familjarëve, që vijnë nga rrethet, thotë drejtorja e Qendrës, dr. Migena Kika..

Ky shërbim nuk gjendet në qytetet e tjera dhe të gjithë rastet e dyshuara nga çdo qytet i Shqipërisë vijnë në qendrën e Tiranës, ku edhe përcaktohet diagnoza e saktë.

Studimet thonë se 1 në 68 fëmijë janë autikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 1 në 100 fëmijë janë autikë në Europë dhe Shqipëria sillet rreth këtyre shifrave.

Një pjesë e konsiderueshme e prindërve kryejnë me shumë interes vizitat, por më pas refuzojnë diagnozën, duke vështirësuar mjekimin dhe kujdesin ndaj fëmijës, thotë Rezart Mullai mjek psikiatër infantil.

Ka shumë rëndësi që autizimi të zbulohet sa më herët, tek rreth 2 vjeç, por një sfidë më vete mbetet se kush do të kujdeset për ta kur të kalojnë moshën 6 vjeç.

Rastet e autizmit po shtohen me shpejtësi në Shqipëri falë ndërgjegjësimit më të madh të prindërve dhe shoqërisë.

Prindërit i vizitojnë fëmijët në mosha fare të vogla edhe 10 -16 muaj sapo vërejnë tek ata sjellje të veçanta apo pengesa në komunikim. Mjekët pohojnë se autizmi nuk është sëmundje apo sindrom, por është një çrregullim neuro-biologjik i zhvillimit të fëmijës.

Sa më shpejt të zbulohet aq më i lehtë është trajtimi i tyre me terapi edukese si lojërat e ndryshme, por ekspertët, që sa më shumë shtohen numrat aq më shumë duhet shtuar edhe kujdesi ndaj tyre.

XS
SM
MD
LG