Lidhje

Autostrada e parë diellore në Shtetet e Bashkuara


Autostrada e parë diellore në Shtetet e Bashkuara
Autostrada e parë diellore në Shtetet e Bashkuara

Në vitin 2008, industria e energjisë diellore ndërtoi tabelën e parë dhe më të madhe rrugore që është bërë tashmë simbol i energjisë diellore në Shtetet e Bashkuara. Ajo ndodhet në kryqëzimin e autostradave 5 dhe 205 jashtë Portlandit në Oregon dhe quhet autostrada e parë kombëtare diellore.

Struktura fotovoltike prej 104 kilovatësh është rreth 750 metra katrore dhe prodhon 112 mijë kilovatorë energji elektrike në vit. Ajo ka përafërsisht gjatësinë e dy fushave të futbollit. Allison Hamilton është frymëzuesja e këtij projekto prej 1.3 milionë dollarësh.

“Ne jemi tani në gjendje të gjenerojmë energji të ripërtëritshmenë një copë toke që nuk i bënte asnjë shërbim publikut”.I realizuar me bashkëpunimin e Departamentit të Transportit të Oregonit dhe kompanisë së elektrikut të Portlandit, projekti ka shërbyer si burim furnizimi me energji të rinovueshme që nga fundi i vitit 2008, shpjegon Mark Osborn, i cili ka punuar së bashku me Hamiltonin.

“Allison erdhi tek ne me këtë ide, kur ne por punonim për disa modele të tjera të energjisë diellore me synimin për t’i financuar ato. Kur ajo erdhi tek ne, ishte një ide e shkëlqyer e partneritetit mes sektorit publik dhe atij privat”.

Panelet diellore prodhojnë energji gjatë ditës dhe furnizojë kompaninë e elektrikut të Portlandit për ta përdorur gjatë natës për tabelën.

Prodhimi vjetor prej 112 mijë kilovatorësh energji i autostradës diellore është rreth 28 përqind e sasisë së energjisë elekrtike që duhen për këtë kryeqëzim në vit.

Kjo tabelë rrugore është e ndërtuar nga disa dhjetra panele diellore fotovoltike të prodhura në Oregon, thotë Lin Frenk, ish sekretare e energjisë së shtetit, e cila e mbështeti nismën.

“Në fakt ne shkuam tek kompania e elektrikut të Portlandit dhe i thamë se do të donim të integronim një projet me panele diellore në sistemin e transportit dhe i pyetëm ata se ku do të donin ta instalonim. Mark Osborn caktoi kryeqëzimin e autostradave 5 dhe 205. Pritet që gjatë jetës së këtij projekti më shumë se 1.6 miliardë automjete do të kalojnë këtu”.

Ndërkohë, Departamenti i Transportit të Oregonit dhe kompania e elektrikut të Portlandit po shikojnë mundësinë e propozimeve për projekte të tjera autostradash që gjenerojnë energji të rinovueshme. Më këto përpjekje ato kanë bashkëpunuar edhe me Administratën Federale të Autostradave.

Autostrada Diellore, siç quhet ajo, pasqyron drejtimin e shtetin dhe politikën kombëtare për burimet e energjisë së rinovueshme dhe shpejt do të bëhet simbol i burimit të ardhshëm të energjisë elektrike të autostradave në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG