Lidhje

2017-a, viti më i sigurt në histori për aviacionin civil


Viti i kaluar ishte viti më i sigurt për industrinë e aviacionit civil, sipas dy raporteve të reja.

Asnjë kompani e madhe ajrore në botë nuk përjetoi ndonjë një aksident, tha firma holandeze për konsulencën e aviacionit “To70” në raportin e saj vjetor.

"2017-a ishte shumë më e mirë sesa mund të pritej. Ishte po ashtu më mirë sesa rezultati i jashtëzakonshëm i vitit të kaluar," tha eksperti i firmës, Adrian Young.

Zoti Young tha se udhëtimi me avion është mënyra më e sigurt për të udhëtuar, sepse gjasat për të humbur jetën në një aksident ajror janë tani një në 16 milionë, madje edhe pse trafiku ajror global në vitin 2017 u rrit me 3 përqind gjatë vitit të kaluar.

Aksidentet me aeroplanë ushtarakë nuk ishin përfshirë në studim.

Një studim i dytë i publikuar të hënën nga Rrjeti i Sigurisë së Aviacionit tha se 10 aksidente me avionë civilë dhe transporti shkaktuan 44 viktima vitin e kaluar. Një vit përpara kësaj, pati 16 rrëzime avionësh dhe 303 viktima.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, komentoi për rekordin e ri, duke i njohur vetes meritën. Ai tha në Twitter se që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë ka qenë shumë i rreptë përsa i përket sigurisë së aviacionit civil.

“Lajmi i mirë, – shkruante ai. Sapo u njoftua se vetëm se në vitin 2017 pati zero të vdekur, viti më i mirë dhe më i sigurt deri më sot!”'

Bordi Kombëtar amerikan i Sigurisë së Transportit tha se aksidenti i fundit vdekjeprurës ajror në SHBA ndodhi në vitin 2009.

Statistikat mbi rrëzimin e aeroplanëve filluan të hartohen në vitin 1946.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG