Në Kosovë, shefi i zyrës së Bashkimit Evropian, Tomas Szuniog tha sot se pret që institucionet në Prishtinë të tregojnë vullnet të fortë politik dhe zotim për të çuar përpara procesin e reformave, që i hapin rrugë integrimit evropian. Ai i bëri këto komente gjatë prezantimit të programit të agjendës evropiane të reformave, ku sundimi i rendit dhe ligjit mbetet një nga kriteret kryesore të Kosovës në këtë rrugë.
Facebook Forum