Nënpresidenti amerikan Xho Bajden i siguroi udhëheqësit e Lituanisë dhe Letonisë se Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo vend anëtar të NATO-s kundër agresionit dhe paralajmëroi se Rusia ka hyrë në një "rrugë të errët" drejt izolimit me veprimet e saj në Ukrainë. Ndërkohë, Bashkimi Evropian i ofroi Ukrainës një paketë ndihme financiare.
Nënpresidenti Bajden ishte sot në kryeqytetin e Lituanisë, pjesë e një turneu të shpejtë për t'u dhënë sigurime aleatëve baltikë të shqetësuar nga veprimet e Rusisë në Krime. Lituania, së bashku me Estoninë dhe Letoninë, janë anëtare të NATO-s.
"Ne qëndrojmë me vendosmëri në krah të aleatëve tanë baltikë në mbështetje të popullit të Ukrainës dhe kundër agresionit rus. Për sa kohë që Rusia vazhdon në këtë rrugë të errët, ajo do të përballet me izolimin politik dhe ekonomik në rritje", u tha zoti Biden gazetarëve, duke iu referuar njoftimeve për sulme të armatosura ndaj personelit ushtarak të Ukrainës në Krime.
Shtetet baltike e dënuan aneksimin e Krimesë nga presidenti rus Vladimir Putin dhe Shtëpia e Bardhë ka thënë se po përgatit një raund të ri sanksionesh si kundërpërgjigje.
Ndërkohë, Bashkimi Evropian i ofroi Ukrainës një paketë ndihme financiare me vlerë prej më shumë se 1 miliard euro për të ndihmuar në stabilizimin e vendit të përfshirë nga kriza.
Nën-presidenti i Komisionit Evropian, Olli Rehn, dha sot disa hollësi rreth paketës së ndihmës në Bruksel.
"Kjo kredi është një përgjigje e menjëhershme dhe konkrete ndaj gjendjes së vështirë financiare të Ukrainës, dhe është pjesë e paketës së mbështetjes të shpallur më 5 mars nga kreu i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso," tha zoti Rehn.
Kredia do të përfshinte përmirësimin e menaxhimit të financave të Ukrainës, masa për forcimin e rrjetit të sigurisë shoqërore dhe për luftën kundër korrupsionit.
Zoti Rehn tha se qytetarët ukrainas "po i kërkojnë këto lloj reformash prej shumë muajsh e vitesh".