Lidhje

Autoritetet në Bali ngrenë shkallën e sigurisë për vullkanin


Autoritetet në ishullin turistik indonezian të Balit e kanë ngritur në shkallën më të lartë alarmin për vullkanin e malit Agung, i cili vazhdon të nxjerrë tym dhe hi.

Zyrtarët e kanë zgjeruar zonën e rrezikut rreth vullkanit në deri 10 kilometra në disa zona, gjë që nënkupton se rreth 100,000 njerëz që jetojnë pranë vullkanit do të duhet të evakuohen.

Pluhuri vullkanik i detyroi zyrtarët të mbyllin të hënën aeroportin e ishullit turistik, duke anuluar 445 fluturime. Udhëtarët thonë se nuk kishin marrë ndonjë paralajmërim paraprak.

Bali është destinacioni më i rëndësishëm turistik i Indonezisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG