Lidhje

Takim ministror Ballkan-BE në Tiranë


Temë kryesore do të jetë çështja e liberalizimit të vizave dhe masave për parandalimin e kërkesave të azilit nga vendet ballkanike

Në Tiranë sot do të zhvillohet sot takimi i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të Ballkanit me Bashkimin Evropian, ku temë kryesore do të jetë cështja e liberalizimit të vizave dhe masave për parandalimin e kërkesave të azilit nga vendet ballkanike. Në takim do të marrë pjesë edhe Komisionerja për cështjet e brendshme Cecilja Malmstrom. Disa vende të Bashkimit europian kanë shprehur shqetësim të thellë për rritjen e numrit të azilkërkuesve për shkak të abuzimit me liberalizimin e vizave dhe kanë kërkuar marrjen e masave të shpejta mes të cilave dhe mundësinë e rivendosjes së përkohshme të regjimit të vizave

Gjashtë vende anëtare të Bashkimit europian Belgjika, Luksemburgu, Gjermania Franca, Austria dhe Hollanda i kanë kërkuar Brukselit që të përshpejtojë procedurat për vënien në jetë të “mekanizimit të shpëtimi”, i propozuar nga komisioni europian, e që parashikon që në rast të rrethanave të jashtëzakonshme të mund të rivendoset regjimi i vizave ndaj vendeve ballkanike të cilat përfituan nga liberalizimi i vizave në zonën Schengen në vitin 2009 dhe 2010. Numri i azilkërkuesve është rritur me 75 përqind gjatë këtij viti krahasuar me një vit me parë dhe “kjo është një shifër shqetësuese”, deklaroi me 25 tetor në përfundim të mbledhjes së ministrave të Brendshëm të vendeve të Bashkimit europian Cecilia Malmstrom, komisionere për Cështjet e Brendshme të Bashkimit europian.


Zonja Malmstrom pritet të jetë sot e pranishme në takimin që do të mbahet ne Tiranës mes ministrave të Brendshëm të vendeve ballkanike dhe Bashkimit europian. Brukseli pritet të kërkojë nga vendet e Ballkanit që tëmarrin përgjegjësitë e tyre dhe të angazhohen duke vënë në jetë masa konkrete, në mënyrë që tendenca e kërkesave për azil të frenohet. Komisionerja Malmstrom ka vënë në dukje se “liberalizimi i vizave ka qenë një fitore e rëndësishme për vendet e Ballkanit” duke kërkuar që ato të mos e shpërdorojnë mundësinë që u është dhënë.


Shqetësimi më i madh për vendet europiane ka ardhur nga Serbia dhe Maqedonia ku azilkërkuesit janë kryesisht të komunitetit rom por dhe shqiptarë që banojnë në këto shtete. Ndërkohë nga Shqipëria, shqetësim kanë paraqitur kërkesat për azil në Belgjikë. Sipas autoriteteve belge janë 470 të tilla nga janari deri në fund të gushtit të këtij viti. Autoritetet shqiptare kanë deklaruar se kanë marrë masa për të frenuar fenomenin dhe për të ndëshkuar ata që abuzojnë. Ndërkohë mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge ka nisur një bashëpunim i ngushtë për kthimin e atyre që kërkojnë azil. Të paktën 50 qytetarë shqiptarë u riatdhesuan pak ditë më parë pasi kishin shkelur rregullat e liberalizimit të vizave duke e shfrytëzuar për të kërkuar azil në Belgjikë. Shqipëria kërkon të bëhet anëtar i Bashkimit europian dhe si i tillë, vlerësohet si një vend i sigurt nga autoritetet belge të cilat kanë vendsour refuzimin e mënjehershëm të cdo kërkese azili nga Shqipëria.

XS
SM
MD
LG