Lidhje

Pakistan: 6 të vrarë nga një shpërthim në Balucistan


Sulmi ndodhi ndërkohë që anëtarët e Partisë Kombëtare Awami po zhvillonin një takim në Quetta

Krahina e paqëndrueshme e Pakistanit, Baluçistan pësoi sot një tjetër sulm, kur një bombë shpërtheu gjatë një mitingu politik në kryeqytetin rajonal.

Të paktën gjashtë persona, përfshirë një fëmijë, u vranë nga shpërthimi, që ndodhi ndërkohë që anëtarët e Partisë Kombëtare Awami po zhvillonin një takim në Quetta. Policia tha se më shumë se 12 njerëz të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombë e vendosur në një biçiklete.

Rasheed Nasir, një punonjës i partisë, i cili ishte ndër të plagosurit, u tha gazetarëve se shpërthimi ndodhi ndërkohë që takimi po fillonte dhe se prej tij u vranë dhe u plagosën shumë anëtarë të partisë. Askush nuk ka marrë përgjegjësi për sulmin.

Provinca jugperëndimore e Baluchistanit ka qenë skenë e dhunës sektare midis myslimanëve suni dhe shiitëve, sulmeve të militantëve dhe kryengritjeve të vogla. Separatistët e Baluçistanit thonë se duan autonomi politike dhe një pjesë më të madhe të fitimeve të gazit, të naftës dhe të burimeve të tjera natyrore të rajonit.
XS
SM
MD
LG