Lidhje

Në ditën e fundit si president, kritika politikës


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, në ditën e fundit të mandatit të tij, ju drejtua sot me një mesazh qytetarëve ku nuk munguan kritikat për klasën politike dhe shumicën në vecanti.

"Kam bindjen e thellë se shumë gjëra mund të ishin bërë më mirë nëse politika vendimmarrëse do ta përdorte pushtetin e saj të madh në mënyrë konstruktive dhe institucionale, nëse interesat e saj do të gjenin më shumë përputhje me interesat tuaja qytetare dhe nëse klasa jonë politike do të dëshmonte më shumë maturi, përgjegjësi dhe aftësi për të sjellë ndryshimet e premtuara".

Në mesazhin e tij presidenti Topi u shpreh krenar për mënyrën me të cilën ai drejtoi institucionin e kreut të shtetit, "me tolerance dhe gjithëpërfshirje, një institucion nga i cili, theksoi ai, nuk lindën konflikte por u zgjidhën konflikte, nga i cili nuk pati politikë partiake, por sjellje e vendime institucionale". Presidenti përshëndeti dhe pasardhësin e tij zotin Bujar Nishani, duke i bërë ftuar “qytetarët, aktorët politikë dhe institucionet të jenë në mbështetje të vullnetit për përmbushjen e detyrave të tij kushtetuese”. Sipas presidentit Topi “Shqipëria ka nevojë për stabilitet demokratik, për unitet dhe ikje nga ndasitë politike përjashtuese, për dialog e bashkëpunim, për reforma dhe forcim të institucioneve kushtetuese, për politika të urta, të mira dhe qytetare dhe, në këtë rrugë, ka nevojë për kontributin dhe fjalën e gjithsecilit”, theksoi presidenti Bamir Topi.
XS
SM
MD
LG