Lidhje

Vazhdojnë protestat në vendet myslimane


Protesta të reja kanë shpërthyer sot në botën myslimane si rezultat i filmit që ofendon Profetin Muhamet. Në Bangladesh policia është përleshur me protestuesit që kishin mbushur sheshin kryesor në kryeqytetin Daka.

Forcat e sigurisë përdorën gaz lotësjellës për të shpërndarë turmën që qëllonin me gurë. Dëshmitarët thonë se protestuesit dogjën makina, përfshirë edhe një furgon të policisë.
Në Nigeri, mijëra vetë dolën për të dënuar videon në rrugët e qytetit Kano, në pjesën veriore të vendit me shumicë myslimane.

Protestat e sotme zhvillohen një ditë pasi demonstratat kundër filmit morën përmasa të dhunshme dha lanë të vrarë të paktën 17 vetë.
XS
SM
MD
LG