Lidhje

Shpërthejnë përsëri protestat në Barcelonë


Në qytetin spanjoll të Barcelonës shpërthyen protestat dje, pasi Parlamenti i Katalonjës shtyu një votim që do të zgjidhte presidentin e ri të rajonit. Partitë pro pavarësisë, të cilat përbëjnë shumicën në parlament, kanë emëruar vetëm një kandidat - ish-udhëheqësin në mërim, Karls Puigdemont. Mosmarrëveshjet mes Barcelonës dhe Madridit duket se do të thellohen, pasi partitë në të gjitha anët e debatit i kanë ngurtësuar pozicionet e tyre.

((VIDEO: REUTERS FOOTAGE OF PROTESTS))

((NARRATOR))

Demonstruesit u mblodhën në rrugën pranë parlamentit të Katalonjës në Barcelonë të martën pas vendimit për të vonuar votimin për zgjedhjen e një presidenti të ri rajonal.

((VIDEO: REUTERS FOOTAGE OF CATALAN PARLIAMENT))

((NARRATOR))

Ligjvënësit pro pavarësisë kanë shumicën - dhe kishin pritur që të zgjidhnin ish-presidentin katalan Karls Puigdemont të vazhdonte rolin e kreut rajonal - duke krijuar një tjetër përballje me Madridin.

Në vend të kësaj, parlamenti katalan shtyu seancën.

((ROGER TORRENT, CATALAN PARLIAMENT SPEAKER (in Catalan) ))

“Seanca e votëbesimit për Karls Puigdemont është e hapur dhe do të ndodhë sapo të kemi garancinë për të shënuar një seancë të efektshme votëbesimi, pasi ky është vullneti i shprehur nga grupet parlamentare", tha Roger Torrent.

((VIDEO: APTN FOOTAGE OF PROTESTS))

((NARRATOR))

Kryetari i parlamentit katalan tha se zoti Puigdemont ishte i vetmi kandidat. Vendimi i tij bëri që protestuesit të dilnin në rrugë.

((ASUNCION JIMENEZ; PRO-INDEPENDENCE PROTESTOR (in Catalan) ))

“Duam që presidenti ynë të kthehet në atdhe, pasi kjo nuk është demokraci. Ne kemi një diktaturë në Spanjë,” thotë Asuncion Jimenez, protestues pro-pavarësisë.

((VIDEO: REUTERS FOOTAGE OF PUIGDEMONT))

((NARRATOR))

Puigdemont iku në Bruksel pasi u akuzua për rebelim dhe kryengritje në tetor, që nga shpallja e pavarësisë pas një referendumi të diskutueshëm.

((VIDEO: VOA FOOTAGE OF ELECTION))

((NARRATOR))

Madridi shpërndau parlamentin katalanas dhe vendosi sundimin e drejtpërdrejtë. Zgjedhjet në dhjetor bënë që partitë pro pavarësisë të fitonin përsëri shumicën.

((VIDEO: APTN FOOTAGE OF PROTESTORS WITH PUIGDEMONT MASKS))

((NARRATOR))

Puigdemont dhe mbështetësit e tij sugjeruan se ai mund të kryente detyrën si president në mërgim nëpërmjet telekonferencave nga Belgjika - por gjykata kushtetuese vendosi se kjo ishte e paligjshme. Tani ka një konkurrencë në rritje brenda lëvizjes pro pavarësisë mbi atë se kush duhet të jetë president.

((LUIS CORNAGO, POLITICAL BLOGGER (in English) )) – PUIGDEMONT’S FUTURE

“Ka një luftë shumë interesante dhe mendoj se një rezultat dhe negociata për të cilat është rënë dakord, janë shumë negative”, thotë blogeri Luis Cornago.

((VIDEO: APTN FOOTAGE OF PROTESTS))

((NARRATOR))

Ndërsa të dyja palët po i ngurtësojnë qëndrimet e tyre, qeveria në Madrid shpreson se lëvizja për pavarësi po venitet, thotë zoti Cornago.

((LUIS CORNAGO, POLITICAL BLOGGER (in English) )) HOW CAN IMPASSE BE SOLVED

“Kishte një lloj ndjesie se kjo ishte diçka e përkohshme, se kur kriza ekonomike do të përfundonte dhe do të fillonim rritjen ekonomike, kur faktorët makroekonomikë të ishin më pozitivë, e gjithë kjo lëvizje që ishte një lloj rebelimi kundër institucioneve do të venitej. Por mendoj se kjo lëvizje ka rrënjë që ndoshta do të qëndrojnë me ne për një farë kohe”, thotë blogeri Loius Cornago.

Nuk është e qartë se kur kryetari i parlamentit do të thërrasë një seancë të re votimi. Tani për tani, ngërçi mes Barcelonës dhe Madridit duket se po thellohet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG