Lidhje

Jordani: Barrozo viziton refugjatët sirianë


Presidenti i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barroso vizitoi sot një kamp refugjatësh sirianë në Jordani, në veri të vendit, pranë kufirit me Sirinë e shkatërruar nga lufta. Zoti Barroso po ashtu vizitoi një shkollë të ngritur me fondet e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEFIT, brenda kampit Zaatari.

Presidenti i Komisionit Evropian tha se Bashkimi Evropian ka caktuar 200 milionë Euro për të mbështetur refugjatët nga Siria. Sipas përfaqësuesit të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, në kampin jordanez Zaatari vetëm mbrëmë kanë shkuar 400 refugjatë të rinj, duke e çuar numrin e refugjatëve të këtij kampi në 35 mijë vetë.

Që nga fillimi i luftimeve në Siri, vetëm në Jordani kanë shkuar 200 mijë refugjatë sirianë.
XS
SM
MD
LG