Lidhje

Bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e arsimit


Bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e arsimit
Bashkëpunimi SHBA-Shqipëri në fushën e arsimit

Ambasada e SHBA dhe drejtuesit e arsimit shqiptar organizuan sot një veprimtari me nxënës të shkollave të mesme me rastin e javës ndërkombëtare të arsimit. Me nismën e ambasadës amerikane u zhvillua një studim mbi nivelin e njohjes së gjuhës angleze dhe rezultatet dolën shumë më të larta nga pritshmëria. Ambasadori i SHBA në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, tha në auditor se “është shumë e rëndësishme që të rinjtë të arrijnë suksese akademike, sepse kjo është një botë shumë konkurruese”. Ai tha se sot në SHBA studentët më të mirë kanë si gjuhët më të kërkuara për të mësuar gjuhët arabe dhe kineze, sepse Kina po zhvillohet shumë dhe me vendet arabe është nevoja për më shumë njohje kulturore.

“Rezulatet e larta në projektit me studimin e anglishtes treguan se edhe të rinjtë shqiptarë kanë të njëjta ambicje dhe shpirt gare me rininë amerikane. Nuk ka ndonjë vend tjetër që të ketë lëvizur më shumë përpara se sa shqipëria në këto 20 vjet - tha ambasadori amerikan Arvizu. - Shqipëria e ka nisur shumë prapa në krahasim me vende të tjerë të rajonit. Por që Shqipëria të zhvillohet më tej, duhet që cdo vit sukseset të përsëriten nga një pikë më e lartë, që brezat të kenë një Shqipëri përherë e më të mirë. Fëmijët e shqipërisë duhet të punojnë të bëhen më të shkolluarit e rajonit dhe ta nxjerrin vendin e tyre të parin në listën e vendeve për nivelin e shkollimit”.

Ndërsa ministri i arsimit, Myqerem Tafaj, tha se “shkollat shqiptare po ndjekin platformat më të zhvilluara perëndimore”. Sipas tij, “anglishtja nis qysh në klasat e treta, ndërsa gjuha tjetër e huaj në klasat e gjashta, si pjesë e një reforme të thellë në arsim”. Ai falenderoi SHBA për ndihmën në këtë fushë.

Java ndërkombëtare e arsimit që organizohet nga departamenti i shtetit dhe departamenti i arsimit i shba. Kjo javë është një mundësi për të shkëmbyer përvojat në arsimin ndërkombëtar dhe shkëmbimeve kulturore në tërësi mes amerikanëve dhe popujve të tjerë në shkolla, kolegje, universitete.

XS
SM
MD
LG