Bashkimi Evropian vendosi krahun ushtarak të Hezbollahut në listën e organizatave terroriste, duke nënvizuar shqetësimin rreth rolit të këtij grupi në luftën në Siri dhe në një sulm me bombë vitin e kaluar në Bullgari. Materiali në vazhdim na njeh me ndikimin që mund të ketë vendimi i BE-së për grupin e fuqishëm militant të shiitëve libanezë.
Vendimi i djeshëm i ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian ka për objektiv vetëm krahun ushtarak të Hezbollahut, e cila gjithashtu është partia më e fuqishme politike në Liban. Shefja e BE-së për politikën e jashtme, Catherine Ashton tha se BE-ja do të shqyrtojë këtë vendim çdo gjashtë muaj.
"Kjo nuk e pengon vazhdimin e dialogut me të gjitha partitë politike në Liban. Ne gjithashtu ishim dakord që vendimi të mos përfshijë transferimet e ligjshme financiare në Liban dhe dërgimin e ndihmave nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare të tij."
Vendosja e Hezbollahut në listën e zezë i hap rrugë ngrirjes së pasurive dhe ndalimin e udhëtimeve në Evropë të individëve të kësaj organizate nga vendet anëtare të BE-së. Zonja Ashton tha se kjo dërgon një sinjal të qartë politik se blloku 28-anëtarësh nuk e toleron terrorizmin. Ky vendim është një fitore për Britaninë dhe Holandën, të cilat janë angazhuar për arritjen e këtij qëllim, pas një sulmi terrorist në Bullgari vitin e kaluar në të cilën Hezbollahu ishte i implikuar. Shpërthimi i një bombe në një autobus shkaktoi vrasjen e pesë izraelitëve dhe shoferit të tyre bullgar.
Sekretari i Jashtëm britanik William Hague tha se ky është një mesazh i qartë se BE nuk toleron sulmet terroriste në tokën evropiane.
"Ka kaluar një vit nga sulmi i tmerrshëm me bombë në Bullgari dhe ne mendojmë se është shumë e rëndësishme që Evropa të jap një përgjigje të vendosur dhe qartë ndaj sulmeve terroriste në tokën evropiane. Ky vendim gjithashtu do ta bëjë më të lehtë përballjen me kërcënimet e mëtejshme terroriste dhe i dërgon një mesazh shumë të qartë Hezbollahut dhe të tjerëve rreth kësaj çështjeje. "
Bashkimi Evropian është i gjithëashtu i shqetësuar nga mbështetja e fortë e Hezbollahut për regjimin sirian të presidentit Bashar al-Asad dhe shtypjen ushtarake të kryengritjes dy-vjeçare në Siri.
Izraeli përshëndeti vendimin e BE-së, por shprehu pakënaqësinë që ai nuk përfshinte edhe krahun politik të Hezbollahut.
Ministrat e jashtëm të BE-së bënë thirrje gjithashtu për lirimin e të burgosurve politikë në Egjipt, përfshirë presidentin e rrëyuar të vendit Muhamed Morsi. Ata bënë thirrje për një proces demokratik gjithëpërfshirës dhe organizim sa më të shpejtë të zgjedhjeve në këtë vend të Afrikës Veriore.