Lidhje

Vëzhguesit ndërkombëtarë kritikojnë zgjedhjet në Bjellorusi


Si opozita, edhe vëzhguesit thonë shifra se 74 për qind e votuesve morën pjesë në votime është e manipuluar.

Vëzhguesit ndërkombëtarë po kritikojnë ashpër zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bjellorusi. Partitë që mbështesin Presidentin Alexander Lukashenko fituan shumicën në votimet e së dielës, të cilat opozita i cilëson si një mashtrim. Si opozita, edhe vëzhguesit thonë shifra se 74 për qind e votuesve morën pjesë në votime është e manipuluar.

Opozita i bojkotoi zgjedhjet dhe i kërkoi votuesve të qëndrojnë në shtëpi. Presidenti Lukashenko e quajti opozitën "frikacake". Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vënë sanksione ekonomike dhe udhëtimit ndaj zyrtarëve të qeverisë bjelloruse për goditjen e saj shpeshherë të dhunshme ndaj opozitës.

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se votimi nuk përmbushi standartet ndërkombëtare për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo tha se nëse Bjellorusia dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, ajo duhet të respektojë të drejtat e njeriut, të lirojë të burgosurit politikë, dhe të marrë hapa për mbajtjen e zgjedhjeve vërtet demokratike.

Uashingtoni e ka quajtur zoti Lukashenko "diktatori i fundit i Evropës" për shtypjen e lirisë së fjalës dhe të drejtave të njeriut, për shtypjen e opozitës dhe manipulimin e zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG