Lidhje

Beogradi do të respektojë marrëveshjet me Prishtinën


Autoritetet serbe thanë se do të ngulin këmbë për lehtësimin e procedurave doganore për mallrat serbe, që hynë në veriun e Kosovës

Autoritetet serbe thanë se Beogradi do të respektojë marrëveshjet e arritura në bisedimet me Prishtinën, por do të ngulë këmbë për lehtësimin e procedurave doganore për mallrat serbe të cilat hynë në veriun e Kosovës. Komentet e tyre pasuan pakënaqësinë e përfaqësuesve lokal serb në veri me zbatimin e marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit, marrëveshje e cila të hënën më 31 janar, pritet të fillojë të zbatohet edhe në dy vendkalime kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

XS
SM
MD
LG