Lidhje

Bergdahl del nga spitali


Reshteri i ushtrisë amerikane Bowe Bergdahl doli nga spitali ku po trajtohej pas kthimit në Shtetet e Bashkuara më shumë se një javë më parë.

Zyrtarët ushtarakë thanë se Bergdahl, i cili ishte mbajtur rob nga talebanët në Afganistan do të vazhdojë të trajtohet në një qendër mjekësore ushtarake në Teksas.

Bergdahl ka qënë nën kujdesin e personelit mjekësor ushtarak që nga 31 maji, kur disa forcat aleate me talebanët e liruan atë pas më shumë se pesë vjetësh burgim. Ushtria tha se procesi i riintegrimit të reshterit Bergdahl do të vazhdojë.

Për lirimin e reshterit Bergdahl, Shtetet e Bashkuara liruan pesë udhëheqës talebanë.
XS
SM
MD
LG