Lidhje

Berisha: Situata në zonën e Shkodrës mbetet e vështirë


Berisha: Situata në zonën e Shkodrës mbetet e vështirë
Berisha: Situata në zonën e Shkodrës mbetet e vështirë

Kryeministri Sali Berisha pohoi sot se situata në zonën e Shkodrës mbetet e vështirë dhe se procesi i evakuimit nuk do të jetë aftashkurtër. Kryeministri i bëri këto komente gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë demokratike.

Kryeministri Berisha shpjegoi se operacioni i ndarjes së ndihmave është më i komplikuar në qytet, gjysma e të cilit është përmbytur nga ujërat e Bunës dhe liqenit. Niveli i liqenit tha kryeministri ka rënë vetëm me pak centimetra. Kreu i qeverisë premtoi më pas, se janë të gatshme përpjekjet për ndërhyrje afatgjata të cilat do të realizohen tha ai pavarësisht kostove shumë të larta por që do të mundësojnë zvogëlimin e përmasave të përmbytjeve të mundshme.

Ditët e fundit opozita ndërkohë ka bërë thirrje që buxheti për vityin e ardhshëm të rishikohet duke i kaluar fondet për investime në infrastrukturë në financime të projekteve që do i jepnin zgjidhje problemeve të përmbytjeve në gjithë vendin

Për shkak të situatës së krijuar kryeministri ka kërkuar shtyrjen e punimeve të parlamentit sic dhe ka njoftuar se edhe festimet e parashikuara për 20 vjetorin e pluralizmit do të zhvillohen në një moment tjetër



XS
SM
MD
LG