Lidhje

Ndahet nga jeta regjisori italian Bernardo Bertolucci


Në Romë, vdiq në moshën 77–vjeçare regjisori italian Bernardo Bertolucci. Sipas mediave, ai vdiq nga kanceri.

Bertolucci njihet sidomos për filmin Perandori i fundit dhe Tangoja e fundit në Paris.

Për filmin Perandori i fundit, ai fitoi çmimin Oscar si regjisori më i mirë, duke u bërë regjisori i parë dhe i vetëm italian që merr një Oscar.

Perandori i fundit, një kryevepër kinematografike që flet për sundimtarin e fundit perandorak të Kinës, u propozua për nëntë çmime Oscar dhe fitoi në të nëntë kategoritë.

Ndërkaq, Tango e Fundit në Paris e vitit 1972 është ndoshta filmi më i njohur i Bertoluccit. Në Festivalin e Kanës të vitit 2011, Bertolucci u nderua me Palmën e Artë për karrierën e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG