Mitt Romney është anëtari i parë i kishës mormone që emërohet kandidat për president nga një nga partitë kryesore. Por mormonizmi është një mister për shumë amerikanë. Në materialin në vazhdim ju njohim me një politikan nga shteti Utah, ku shumica e banorëve janë mormonë, i cili është gjithashtu edhe i afërm i zotit Romney.
Mike Winder është kryetar bashkie dhe mormon, nga qyteti West Valley parapëlqen që udhëheqës shpirtërorë të besimeve të tjera të bëjnë bekimin në mbledhjet e këshillit. Disa sikë u ftuan pas një masakre në një nga tempujt e tyre në Wisconsin.
“Ajo ngjarje më preku dhe më bëri të mendoj më shumë për komunitetin sik mes nesh”.
Mormonët po ashtu janë pakicë në Amerikë, me 6 milionë besimtarë të tillë të përqendruar në Perëndim. Mitt Romney është mormoni që i është afruar më shumë shansit për të qenë president.
Zoti Winder është i entuziazmuar për dy arsye. Së pari:
“Mitt Romney është kushëriri i tretë i gjyshit tim dhe njëkohësisht kushëriri i tretë i gjyshes”.
Por edhe për arsyen se kjo është arritje për kishën e tij.
“Ne kemi shënuar arritje të mëdha dhe për besimin tonë është diçka historike që të shohim një kandidat republikan për president të fesë sonë”.
Zoti Winder ka shkruar për mënyrën sesi presidentët amerikanë i kanë trajtuar mormonët. Në fakt profeti i tyre Joseph Smith kandidoi për president në vitin 1844.
Por amerikanët në përgjithësi nuk dinë shumë për kishën mormone dhe shumë shtrojnë pyetjen se si mësimet e saj mund të ndikojnë tek një udhëheqës politik që është anëtar i kishës.
Kisha mormone është akuzuar shpesh se do të fusë një program konservator në politikë.
Por kryetari i bashkisë thotë se drejtuesit e kishës nuk përzihen me politikën.
“Nuk di që ata të kenë kontaktuar ndonjëherë një zyrtar të zgjedhur, një kryetar bashkie, guvernator apo kongresmen”.
Në një aktivitet të komunitetit, zoti Winder takohet me banorët. 55 për qind e qytetit West Valley janë mormonë. Zoti Winder është popullor këtu. Familja e tij ka shitur qumësht për breza me radhë. Në kishën mormone, gjithkush ndihmon, dhe kjo është pjesë e etikës së punës.
“Për shembull, aktualisht unë jam mësues në shkollën e kishës dhe më është kërkuar që të bëj edhe gjëra të tjera. Nuk ka rëndësi nëse je Mitt Romney, apo dikush tjetër, gjithkush duhet të luajë një rol në kishë”.
Këta të rinj po trajnohen për t’u bërë misionerë. Eshtë një detyrim për anëtarët e kishës mormone, përfshirë zotin Romney kur ishte i ri.
Kisha nuk ka klerikë të punësuar. Dhe anëtarët më të pasur shpesh zgjidhen për pozicione drejtuese, thotë publicisti dhe kritiku Tom Kimball. Ai thotë se kjo u jep atyre që zgjidhen një ndjesi të drejtë hyjnore.
“Qarkullon edhe një ide mes disa udhëheqësish të kishës në nivele më të ulëta se me marrjen e pozitave më të larta sic ishte rasti i Mitt Romneyt, si presidenti i një grupi kishash, se cdo mendim që ata kanë, i ka ardhur nga Zoti”.
Zoti Kimball thotë se zoti Romney nuk ka folur për besimin e tij deri tani sepse shumë amerikanë e konsiderojnë misterioz.
“Mormonizmi është një objekt i lehtë sulmesh".
Shumë besimtarë shpresojnë se duke qenë më i hapur për besimin e tij, zoti Romney do ta thellojë pranimin e saj nga amerikanët, si edhe shanset për fitore në nëntor.