Lidhje

Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut festojnë Bajramin e Madh


Besimtarët myslimanë në Maqedoninë e Veriut po e festojnë Bajramin e Madh në kushtet e pandemisë, por ndërsa gjendja është përmirësuar disi krahasuar me dy tri javë më parë. Mijëra besimtarë që në orët e para të mëngjesit i mbushën xhamitë dhe oborret e tyre.
Lutjet qendrore, u bënë në xhaminë e Mustafa Pashës, pranë kalasë së Shkupit. Pjesëmarrësit në lutje kryesisht mbanin maska, si pjesë e protokollit të rënë dakord midis Bashkësisë Islame dhe autoriteteve shëndetësore.
Festa e Bajramit zgjat për tre ditë. Zyrtarët më të lartë shtetërorë dhe drejtuesit e partive politike kanë uruar besimtarët dhe kryetarin e Bashkësisë Islame për paqe, mirëqenie, qetësi shpirtërore dhe tolerancë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG