Lidhje

Tiranë: Transparenca e bashkive dhe ligji mbi të drejtën e informimit


Instituti i Studimeve Politike publikoi sot një raport monitorimi mbi respektimin e të drejtës së informimit në qeverisjen vendore.

Studim: Transparenca në pushtetin vendor
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:27 0:00

Vëzhgimi përfshiu 4 bashki të mëdha të vendit, Tiranë, Durrës, Vlorë e Shkodër dhe zbuloi një nivel të ulët transparence dhe dëshire për të zbatuar ligjin e informimit publik.

Studimi gjeti se administrata, duke nisur nga drejtuesit e lartë, nuk kanë njohuri për standartet e ligjit mbi të drejtën e informimit publik dhe përgjegjësitë që kanë prej tij.

“Bashkitë kujdesen më shumë për imazhin, sesa për jetësimin e transparencës brenda tyre, në administratë dhe punën e përditshme. Ka tendenca kontrolli zyrtar mbi informacionin, ka fiktivitet dhe përpjekje për ikje nga transparenca, shpesh ka mungesë të vullneti politik, institucional dhe administrativ për bashki të hapur, institucione të hapura” - pohojnë autorët e studimit.
Bashkia e Durrësit, për shembull, nuk publikon orarin zyrtar të pritjes së ankesave dhe kërkesave. Bashkia e Vlorës nuk publikon arsimin dhe kualifikimin e nëpunësve të saj.

Bashkia e Tiranës nuk publikon strukturën organizative, pagat dhe arsimin e nëpunësve.

Bashkitë e Shkodrës dhe Tiranës nuk publikojnë në internet kontratat me të tretët, palët dhe shumat e shërbimeve.

Bashkia Durrës, Tiranë e Vlorë nuk publikojnë në internet vlerën e subvencioneve për ndihmën shoqërore.

Gjatë studimit u konstatua se bashkitë nuk kanë zyra të posaçme për të drejtën e informimit dhe shumë kërkesa nuk vonohen ose nuk marrin përgjigje.

“Administrata publike ende nuk është transparente, por ka nisur të lëvizë. Aktualisht janë caktuar rreth 250 koordintatorë për të zbatuar ligjin e të drejtës së informimit. Disa zyrtarë kanë ende një kulturë të kaluar, sipas të cilës, dokumentat zyrtare janë të shtetit dhe jo të qytetarëve” - tha Besnik Dervishi, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Instituti i Studimeve Politike bëri thirrje që bashkitë të respektojnë afatet ligjore për kthimin e përgjigjeve ndaj qytetarëve për kërkesa apo informacione të tjera.

Ato duhet të publikojnë online aktet ligjore, vendimet bashkiake, rregulloret e brendshme, dhe planet njëvjecare të punës.

Kështu ato duhet t'u bëjnë të ditur qytetarëve përdorimin e fondeve dhe zbatimin e ligjeve.

Sipas Institutit të Studimeve Politike, bashkitë duhet të hapin zyra të posaçme për të drejtën e informimit, ndërsa komisioneri për të drejtën e informimit duhet të ndëshkojë me më shumë gjoba nëpunësit që shkelin programet e transparencës.

Shqipëria kishte një ligj mbi të drejtën e informimit nga viti 1999, i cili nuk ka dha fryte dhe as ndonjë kulturë të re në administratën publike.

Një ligj i ri u miratua dy vjet më parë, por as ky, vërejnë studiuesit, ende nuk po zbatohet sa dhe si duhet.

XS
SM
MD
LG