Ylli kanadez i muzikës pop, Xhastin Biber, ishte një ndër fituesit kryesor në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore amerikane të zhvilluar në Los Anxheles. Ai fitoi katër çmime, mes tyre edhe atë për artistin e vitit. 16-vjeçari Biber fitoi gjithashtu çmime për albumin më të pëlqyer të muzikës pop dhe si artisti i suksesit të shpejtë.
Edhe në ceremoninë e këtij viti vazhduan të mbizotërojnë adoleshentët. Këngëtarja amerikane Tejlër Suift fitoi 5 çmime vitin e kaluar kur ishte 19-vjeç. Këtë vit ajo mori vetëm një çmim, si këngëtarja më e mirë për muzikën kantri. Fitues të tjerë mbrëmë ishin Eminem dhe Ashër me nga dy çmime. Kolumbiania Shakira mori çmim si këngëtarja më e mirë latine. Në ceremoni ekzekutuan Biber, Suift, Riana dhe grupi Black Eyes Peas