Lidhje

Biden pritet të emërojë ish rivalin, Buttigieg, si sekretar të transportit


FILE - Former Democratic presidential candidate Pete Buttigieg endorses former U.S. Vice President Joe Biden at Chicken Scratch in Dallas, Texas, March 2, 2020.
FILE - Former Democratic presidential candidate Pete Buttigieg endorses former U.S. Vice President Joe Biden at Chicken Scratch in Dallas, Texas, March 2, 2020.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka emëruar zotin Pete Buttigieg, një nga ish rivalët e tij në fushatën presidenciale mes demokratëve, si kreun e Departamentit të Transportit në administratën e tij të re, sipas njoftimeve të medias.

Zoti Buttigieg, ish-kryetar bashkie i qytetit Sauth Bend të shtetit Indiana, ishte një pretendent surprizë në garën e demokratëve vitin e kaluar. Ai ishte kandidati i parë haptas homoseksual që fitoi delegatë në kuvendin demokrat gjatë garës për Shtëpinë e Bardhë.

Por fushata e tij përfundimisht nuk pati sukses, dhe ai doli nga gara para zgjedhjeve të Partisë Demokrate në fillim të marsit. Më pas zoti Buttigieg shprehu mbështetje për zotin Biden.

Zoti Biden e ka krahasuar 38-vjeçarin me djalin e tij të ndjerë, Beau.

"Për mua, është komplimenti më i madh që mund t'i bëj çdo burri apo gruaje. Ashtu si Beau, ai ka një shtyllë kurrizore të fortë," tha ai për zotin Buttigieg.

Buttigieg është i martuar me bashkëshortin e tij, Chasten, që nga viti 2018.

Nëse emërohet dhe më pas konfirmohet në krye të Departamentit të Transportit, zoti Buttigieg do të kishte nën mbikëqyrje sistemin e autostradave të vendit, aeroplanët, trenat dhe sistemet e transportit masiv.

Zoti Biden është zotuar të shpenzojë miliarda dollarë për të bërë përmirësime të mëdha në infrastrukturë, pjesë e përpjekjes së presidentit të ri për të rritur ekonominë që është dëmtuar rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Ndërkaq, Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të emërojë ish guvernatoren e Miçiganit Jennifer Granholm si sekretare të energjisë në administratën e tij, sipas dy personave që kishin dijeni për vendimin.

Former Michigan Gov. Jennifer Granholm
Former Michigan Gov. Jennifer Granholm

Granholm, 61 vjeç, u bë guvernatorja e parë grua e Miçiganit dhe qëndroi në këtë post për dy mandate, nga viti 2003 deri në 2011. Ajo punoi me zotin Biden, kur ai ishte nënpresident për paketën e ndihmës të vitit 2009 për prodhuesit e automobikëve General Motors dhe Chrysler.

Pavarësisht shqetësimeve nga disa punonjës të kësaj industrie, ajo mbështeti përpjekjet për të ndërtuar impiante moderne të baterive për makinat elektrike në Miçigan. Ajo gjithashtu vendosi një standard të ri për energjinë, me kërkesën që një pjesë e energjisë së këtij shteti të prodhohej nga burime të rinovueshme.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG