Lidhje

Bisedime çarmatimi mes dy Koreve


Negociatorë të dy Koreve së bashku me Komandën e OKB-së, udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, po zhvillojnë të martën bisedimet e tyre të para për çarmatosjen e një pjese të kufirit të fortifikuar që ndan dy vendet kundërshtare.

Bisedimet po zhvillohen në të ashtuquajturën zona e përbashkët e sigurisë, nën kontrollin e të tre palëve që nga përfundimi i Luftës Koreane me një armëpushim në vitin 1953, por që i la të dy Koretë teknikisht në gjendje lufte.

Zona e Përbashkët e Sigurisë është vendi i vetëm brenda Zonës së Çmilitarizuar ku trupat e Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut qëndrojnë ballë për ballë.

Gjatë takimit të tyre të tretë në Phenian muajin e kaluar, udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in arritën një marrëveshje për çarmatosjen e zonës së përbashkët të sigurisë, përfshirë pastrimin prej minave të groposura brenda zonës dhe heqjen e postoblloqeve, sistemit të mbikëqyrjes dhe pajisjeve të tjera ushtarake deri në fund të vitit.

Gjatë bisedimeve të nivelit të lartë të hënën në fshatin e armëpushimit në Panmonjon, zyrtarët e dy Koreve ranë dakord të nisin një projekt të përbashkët për modernizimin dhe lidhjen me infrastrukturë rrugore e linjë hekurudhore përpara fundit të vitit.

Ata ranë dakord gjithashtu të zhvillojnë bisedime me Kryqit të Kuq lidhur me familjet e ndara nga Lufta e Koresë në resortin e malit Kumgang në Korenë e Veriut në muajin nëntor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG