Lidhje

Tiranë: Bizneset kërkojnë lehtësira tatimore


Qarqet e biznesit i kërkuan sot autoriteteve përmirësimin e klimës së biznesit, duke miratuar lehtësira të ndrsyhme tatimore dhe procedura, që ata i propozuan gjatë një takimi.

Lufta kunder informalitetit ne Shqiperi
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

Bashkimi i Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë shqiptare, dhomat e huaja të biznesit, shoqatat e biznesit dhe organizata “Biznes Albania” krijuan sot një forum ekonomik mes tyre.

Në hapjen e të cilit kërkuan ndryshimin e 12 procedurave tatimore, të cilat i pengojnë deri tani për të patur një prodhim më të madh.

Përfaqësuesit e organizatave të biznesit pohuan se propozimet e sotme ngrejnë në nivelin e duhur partneritetin e administratës me firmat private.

Propozimet e biznesit u ngritën mbi projektin e qeverisë për procedura të reja tatimore dhe doganore.

Projekti lejon ankimimin e gjobave, zgjidh vështirësitë me rimbursimet, por bizenset kanë edhe kërkesa të tjera për të çliruar veprimtarinë tregtare në vend.

Qarqet e biznesit kërkuan uljen e gjobave për mosdeklarim në kohë të tatim-fitimit, detyrimet e prapambetura të paguhen me këste, autoritetet duhet të pyesin forumet e biznesit paraprakisht për çdo vendim qeverie mbi fushat tregtare dhe prodhuese si dhe uljen e gjobave për biznesin e vogël.

Autoritetet tatimore po zhvillojnë prej një viti një fushatë kundër informalitetit në bizenset e mëdha e të vogla, duke kërkuar saktësimin e dokumentacionit, përdorimin e kasave fiskale dhe kuponave tatimorë, deklarimin e punëtorëve të siguruar.

Pas një viti, tensioni i kontrolleve të fillimit ia la gradualisht vendin një përmirësimi relativ të gjendjes me tatimet dhe sigurimet shoqërore.

XS
SM
MD
LG