Lidhje

Bjellorusia arreston dy aktivistë të opozitës


Autoritetet bjelloruse arrestuan dy nga aktivistët kryesorë të opozitës, nën akuzat se kanë ndihmuar në organizimin e protestave, ku po kërkohet largimi nga pushteti i Presidentit Aleksandër Lukashenko, pas zgjedhjeve të diskutueshme.

Këshilli Koordinues i opozitës tha se policia në kryeqytetin Minsk arrestoi të hënën anëtarët e saj Olga Kovalkova dhe Sergei Dylevsky. Policia e Minskut konfirmoi se ata janë ndaluar. Ndërkaq,

Ndërkaq, laureatja bjelloruse e Çmimit Nobel të Letërsisë, Svetlana Alexievich u thirr për t’u marrë në pyetje nga hetuesit për një çështje penale kundër një këshilli të ri opozitar, njoftoi ky grupim të hënën.

Alexievich, e cila e fitoi çmimin Nobel në vitin 2015, është anëtare e një këshilli koordinues të opozitës që u formua pas zgjedhjeve të 9 gushtit.

Belarus
Belarus

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën të dielën në kryeqytetin e Bjellorusisë, megjithë paralajmërimet e ushtrisë, me thirrjet që Lukashenko të jepte dorëheqjen pas rezultateve të debatueshme zgjedhore, sulmit të autoriteteve ndaj protestuesve dhe pranisë së madhe ushtarake në kryeqytet.

"Sot, ne nuk mund të shikojmë me indiferencë zhvillimin e protestave në këto objekte të shenjta, nën flamurët me të cilat fashistët organizuan dikur vrasjet masive të bjellorusëve, rusëve, hebrenjve dhe kombësive të tjera," tha Ministri i Mbrojtjes Victor Khrenin. "Ne nuk mund ta lejojmë këtë. Paralajmërojmë në mënyrë kategorike: Me çdo shkelje të rendit dhe të qetësisë në objekte të tilla, tani do të merret ushtria, jo policia", tha ai.

Protestuesit, shumë prej tyre të veshur me ngjyrat e opozitës, të kuqe dhe të bardhë, brohorisnin "liri" dhe "nuk do të harrojmë, nuk do të falim", ndërsa marshonin për në qendër të Minskut.

"Rezistenca jonë është një maratonë. Regjimi nuk mund ta ndalë këtë maratonë, por ne do ta vazhdojmë. Ne kemi vullnetin, forcën dhe mbështetjen e njëri-tjetrit. Të gjithë duhet të shkruajmë, të dalim, të flasim, të ngrihemi në këmbë, të protestojmë, të jemi jo bashkëpunues, të bojkotojmë, të mos pajtohemi dhe të vazhdojmë punën tonë!” tha udhëheqësja e opozitës, Maria Kolesnikova.

Maria Kolesnikova
Maria Kolesnikova

Protestat kanë qenë sfida më e madhe deri më sot ndaj sundimit 26 vjeçar të Lukashenkos. Ai u shpall fitues në zgjedhjet e 9 gushtit, që u shoqëruan me akuzat për manipulime.

Sviatlana Tsikhanouskaya, kandidate e opozitës, e cila u arratis në Lituani pas zgjedhjeve dhe thotë se ka fituar 60 deri në 70% të votave, u shpreh të shtunën se bjellorusët duhet të "luftojnë për të drejtat e tyre" dhe të mos shpërqendrohen nga pretendimet e Lukashenkos se vendi është nën kërcënim ushtarak.

Protestuesit u mblodhën për pak kohë pranë rezidencës së presidentit, përpara se të shpërndaheshin në mënyrë paqësore.

People take photos sitting on the roof as Belarusian opposition supporters with a huge old Belarusian national flag march to Independence Square in Minsk, Belarus, Aug. 23, 2020.
People take photos sitting on the roof as Belarusian opposition supporters with a huge old Belarusian national flag march to Independence Square in Minsk, Belarus, Aug. 23, 2020.

Televizioni shtetëror bjellorus tregoi helikopterin e Lukashenkos duke fluturuar mbi protestuesit dhe që më pas u ul në rezidencën e tij. Lukashenko u pa të dalë nga helikopteri me veshje antiplumb dhe me një pushkë në dorë.

Alexander Lukashenko
Alexander Lukashenko

Ndërsa mediat shtetërore njoftuan se morën pjesë rreth 20,000 protestues, mediat e mbështetura nga opozita raportuan për afro 100,000 pjesëmarrës.

Lukashenko i ka quajtur demonstruesit "tradhtarë".Disa ditë më parë, ai ka përdorur policinë speciale për të shpërndarë tubimet, por të dielën nuk pati përplasje midis policisë dhe protestuesve, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Megjithatë, në 15 ditët e protestave, më shumë se 7,000 njerëz janë arrestuar dhe qindra janë rrahur nga policia. Është konfirmuar se dy persona janë vrarë në protesta.

Tridhjetë e një vjet më parë, më 23 gusht 1989, rreth dy milion njerëz bashkuan forcat në tre shtetet baltike, Estoni, Letoni dhe Lituani, në një protestë kundër sundimit sovjetik, e cila u bë e njohur si "Rruga Balltike". Protestuesit formuan një zinxhir njerëzor prej 600 kilometrash nga Vilniusi i Lituanisë, deri në kufirin e Bjellorusisë. Dy vjet më vonë, shtetet baltike do të fitonin lirinë.

Të dielën, protesta masive u mbajtën edhe në Lituani dhe Letoni si një shenjë e mbështetjes për Bjellorusinë.

Organizatorët në Lituani vlerësuan se rreth 50,000 njerëz morën pjesë në tubimin e tyre. Në Letoni, qindra marshuan përgjatë kufirit me Bjellorusinë, njoftoi agjensia franceze e lajmeve.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG