Lidhje

Bjellorusia urdhëron mbylljen e zyrës së OSBE-së në Minsk


Bjellorusia urdhëron mbylljen e zyrës së OSBE-së në Minsk
Bjellorusia urdhëron mbylljen e zyrës së OSBE-së në Minsk

Bjellorusia ka urdhëruar mbylljen e zyrës së OSBE-së në Minsk, pasi grupi kritikoi zgjedhjet e fundit presidenciale të vendit.

Ministria e Jashtme bjelloruse deklaroi sot se ka vendosur që të mos vazhdojë aktivitetin e OSBE-së në kryeqytetin e vendit. Zëdhënësi i ministrisë Andrei Savinik tha se mandati i zyrës është plotësuar.

Por ky hap pason vlerësimin e OSBE-së pas zgjedhjeve të 19 dhjetorit se Bjellorusia është ende shumë larg mbajtjes së votimeve demokratike. Grupi tha se vëzhguesit e zgjedhjeve vlerësuan pothuajse gjysmën e numërimit të votave të vëzhguara, si të keq ose shumë të keq.

Vëzhguesit ndërkombëtarë dhe udhëheqësit perëndimorë kritikuan gjithashtu qeverinë për shtypjen e dhunshme të protestave pas zgjedhore.

Që pas fitores së debatueshme të presidentit Aleksandër Lukashenko, qeveria e tij ka ndaluar qindra kundërshtarë, përfshirë kandidatë të opozitës dhe gazetarë.

XS
SM
MD
LG