Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit kritikoi lojtarët e Holandës dhe të Spanjës për sjelljen e tyre në fushë gjatë ndeshjes finale të Botërorit.
Zvicerani Zep Blatter tha sot se dy ekipet finaliste duhet të ishin sjellë më mirë dhe shtoi se ishte zhgënjyer nga numri i kartonave të verdhë që morën lojtarët.
Gjyqtari anglez Hauërd Ueb dha 14 kartona të verdhë në ndeshjen e djeshme në Johanesburg, gjë që shënon rekord për një finale Botërori.
Tetë lojratë holandezë morën kartonin e verdhë ndërsa mbrojtësi Xhon Haitinga u nxorr jashtë me kartonin e kuq gjatë kohës shtesë. Ndërkohë, 5 lojtarë të Spanjës u ndëshkuan me të verdhë ndërsa mbrojtësi Puyol gati sa nuk mori të kuqen për shkak se pengoi holandezin Arjen Robben i cili i ishte drejtuar portës për të shënuar. Blatter nuk bëri kritika ndaj gjyqtarëve.
Spanja e mundi Holandën në finale 1 me 0 me lojë shtesë. Ishte hera e parë që ajo fitonte titullin kampione e botës.